Skip to content

Ngacmonte seksualisht vajzat e Kombëtares së futbollit, shkarkohet trajneri

Një skandal ka tronditur futbollin në Luksemburg, pasi Federata e Futbollit e këtij vendi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin e kombëtares së vajzave, Daniel Santos, pas akuzave për ngacmim seksual.

Vendimi është bërë publik këtë të enjte përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet e ditur se trajneri 44-vjeçar, i cili drejtonte ekipin kombëtar që prej vitit 2020, largohet menjëherë nga posti i tij. Santos kishte qenë më parë edhe trajner i ekipeve të të rinjve në vitet 2019 dhe 2020.

Related article  Pas dy ditësh, vjen lájmi i mirë për Moníka Lubonjën

Sipas federatës, ndaj tij janë paraqitur disa denoncime, ku përmenden mesazhe të papërshtatshme që dyshohet se ai i kishte dërguar disa prej lojtareve të kombëtares. Këto raportime kanë ngritur shqetësime serioze brenda institucionit që drejton futbollin në vend.

Related article  Detaje te reja/ Xhuana nisi një jetë të re, ish-bashkëshorti i shkoi pranë pallatit dhe e dhunoi barbarisht

Në reagimin zyrtar, Federata e Futbollit të Luksemburgut thekson se një sjellje e tillë bie ndesh me standardet etike dhe me parimet e respektit që kërkohen në ambientin sportiv.

“Një sjellje e tillë është në kundërshtim me vlerat etike dhe me respektin që kërkohet nga federata,” thuhet ndër të tjera në komunikatë. Institucioni shton se ka vepruar pa hezitim për të mbrojtur lojtaret dhe integritetin e sportit.

Related article  Pasi u publikua video me kompozítorin, Lubonjes i ndòdh e papritura tjetër

Federata thekson gjithashtu se dëshmitë e mbledhura, së bashku me humbjen e qartë të besimit nga ana e lojtareve, e kanë bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin.

 

Published inVollga