Skip to content

Aksident i rende, ka humbje jete

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos në Itali, ku një makinë është përplasur me një kamion që transportonte frutat.

Si pasojë e kësaj përplasje, raportohet se një shqiptar ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Flori Topallin, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë.

Në pamjet e publikuara, shihet qartë se përplasja ka qenë e fortë, saqë frutat janë përhapur në rrugë.

Ndërsa Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e aksit në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Published inLajme