Skip to content

Rama shpall Qeverinë e re dhe bën ndryshime thelbësore në PS

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar sot në Asamblenë e PS-së kabinetin e ri qeveritar, së bashku me ndryshime të rëndësishme në postet kryesore politike.

Kabineti i ri qeveritar

  • Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  • Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme.
  • Elisa Spiropali – Ministre e Evropës dhe Punëve të Jashtme.
  • Petrit Malaj – Ministër i Financave.
  • Blendi Gonxhe – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
  • Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit.
  • Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit.
  • Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë.
  • Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
  • Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë.
  • Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes.
  • Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
  • Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
  • Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
  • Toni Gogu – Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin.

Ndryshime të tjera kyçe

Rama bëri të ditur ndryshime edhe në pozicionet e larta të Partisë Socialiste dhe të Kuvendit. Niko Peleshi u propozua si kryetar i ri i Kuvendit, duke zëvendësuar kështu Elisa Spiropalin. Klodiana Spahiu u propozua si nënkryetare e Kuvendit, ndërsa Taulant Balla do të rikthehet në postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, kryeministri njoftoi se Igli Hasani do të drejtojë Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme, Ulsi Manja atë të Ligjeve, dhe Arbi Mazniku do të drejtojë komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Rama udhëzoi gjithashtu shkarkimin e kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj, dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme për kryeqytetin.

Published inLajme