Skip to content

Qytetarja ia plas ne sy Ramës në Athinë: Administrata është zero, s’kemi një certifikatë, ti na flet per BE…

Një qytetare debatoi me kryeministrin Edi Rama, gjatë takimit në kryeqytetin grek. Ajo u shpreh e zhgënjyer nga shërbimi i administratës në vendin tonë, teksa u ankua për mosmarrjen e certifikatës së pronësisë.

Qytetarja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mirëpo ka dhe mangësi akoma edhe pas kaq kohësh që jeni lider i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha, për mendimin tim, në Shqipëri, administrata është zero. Akoma në këtë kohë, nuk kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do jetë premtim i realizuar dhe unë mund të vij për të investuar.

Related article  Federal Appeals Court Rejects Trump Administration’s Bid to Cut Legal Aid for Migrant Children

Rama: E para njëherë, po të mos kishte probleme, për çfarë do vija unë këtu dhe për çfarë do të kërkoja një mandat tjetër. Sepse ka ende shumë për të bërë dhe nuk ia lemë dot në dorë bufit apo atyre shitësve të qilimave.

Related article  Watch: Popular Podcaster Discusses How Kamala Episode Was Scrapped Because She Talked Gibberish - Her Own Campaign Wanted It Canned

Unë po punoj për të marrë mandatin e katërt, por po punojmë për t’ia kaluar stafetën gjeneratës së re, prandaj kemi partinë më të re dhe më të vjetër. Sot, mund të marrësh 95% të shërbimeve nga Greqia apo Australia nga e albania. Nuk ka nevojë as të vish në Shqipëri, as të takosh administratën,

Related article  E fundit! Edi Rama largohet nga Shqipëria në Kulmin e protestave, nuk ua merr mendja çfarë ka shkuar të bëjë

Rama: Prit pra prit! E vërteta duhet vënë aty ku është. Unë nuk të them dot që administrata është perfekte, por nuk është 0. S’mund ta thuash. Tani ju në Greqi jetoni, mos më thoni që këtu është çdo gjë perfekte.

Një tjetër qytetar kërkon të flasë

Rama: Duro mo se do vij, s’të fal fare se do vij dhe aty.

Published inNEWS