Skip to content

Kompania Dimal që ka importuar mishin me Salmonelë sponsor i Big Brother: Godet “Brryli Broadway”, Salmonela…

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me importin e mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë nga Brazili. Policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që importoi produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në lidhje me këtë faqja e njohur “Brryli Broadway” ka bërë një reagim satirik në Instagram duke shkruar: Salmonela lojtarja me e forte ne Big Brother. E nominuar te gjitha javet e spektaklit dhe kurre nuk doli nga loja. Urime nga zemra Anila Denaj Kjo vjen për faktin se kompania Dimal e cila ka importuar mishin është sponsor zyrtar i Big Brother.
Njoftimi i Policisë: “Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Published inLajme