Skip to content

Fituesit e primareve do të jenë në listat e sigurta? Berisha: Gara nuk u bë për këtë qëllim, por…!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se procesi i primareve nuk është organizuar për të siguruar vende në listat e sigurta, por theksoi se ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë deputetë në Kuvend.

Ai shpjegoi se përpilimi i listave të mbyllura do të bazohet në këtë kriter kryesor, ndërsa pranoi se faktorë të tjerë, si aleatët, do të ndikojnë gjithashtu në përpilimin e listave.

Berisha siguroi se kuotat për gratë dhe të rinjtë do të respektohen në këtë proces.

“Kjo garë nuk u bë për të qenë në listat e sigurta. Ai që merr më shumë vota do jetë deputet në Kuvend. Në përpilimin e listave të mbyllura ky është një kriter kryesor.

Ka edhe faktorë të tjerë si aleatët aty. Por po, ky do të jetë kriter. Kuotat ama do të respektohen”, tha Berisha.

Published inLajme