Skip to content

Shqipëri/ Plagosen dy persona, detajet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG, me drejtues shtetasin  Edmond Terova, është përplasur me automjetin me targë AA710 BV, me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj.

Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës, mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Siç shihet edhe në foto, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

 

Published inLajme