Skip to content

Çfarë po ndodh me avionët?! Tjetër aksident, 8 persona…

Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Mediat lokale raportojnë se të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.

Drejtuesit e aeroportit thotë se është në dijeni të incidentit në lidhje me avionin, i cili po mbërrinte nga Minneapolis.

Ata shtuan se po kujdesen për te gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin dhe se ekipet e emergjencës tashmë janë në vendngjarje.

Deklarata e aeroportit

“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes që përfshin një avion të Delta Airlines nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po i përgjigjen çdo lloj situate. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë nën kujdesin tonë.”

Fotot në rrjetet sociale tregojnë avionin të kthyer përmbys në dëborë.

“Në dijeninë time shumica e pasagjerëve janë jashtë dhe të padëmtuar, por ne ende po përpiqemi të sigurohemi për këtë ndaj jemi ende në vendngjarje duke hetuar”, tha Sarah Patten, zyrtare e Policisë Rajonale Peel në Ontario.

Ajo shtoi se akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat qe çuan në rrëzimin e avionit.

 

Published inLajme