Skip to content

Arrestimi i Veliajt, Rama zbarkon në Bashki. Pritet vendimi i rëndësishëm

Pas arrestimit të Erion Veliajt kryeministri Edi Rama ka shkuar në bashkinë e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake kryeministri do të zhvillojë një takim me nënkryetarët e kësaj bashkie.

Kreu i qeverisë shihet i  shoqëruar nga një prej nënkryetarëve.

Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë Anuela Ristanin, Andi Seferin dhe Keti Luarasin.

Ditën e djeshme, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Masë sigurie “arrest në shtëpi” u vendos ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu masë sigurie “arrest në burg” është caktuar edhe për biznesmenin Elman Abule.

 

Published inLajme