Skip to content

12 orë në ajër me avionin që iu thye dritarja, panik për dy futbollistët e kombetares…

Yjet e Njukasëll, Bruno Gimaraesh dhe Xhoelinton, kanë përjetuar një tmerr të vërtetë në tentativën e tyre për t’iu bashkuar përfaqësueses së Brazilit në turneun që po zhvillon në Korenë e Jugut,

Ata priteshin të mbërrinin të martën në Seul ku gjendej pjesa tjetër e ekipit, por udhëtimi i tyre nga Anglia nuk ka shkuar siç e mendonin për shkak të një peripecie të pazakontë.

Related article  Meta habit me kërkesën në gjykatën: Më lironi, sepse unë jam...

Në mes të udhëtimit, një xham dritareje i thyer bëri që pilotët të kthenin avionin dhe të përfundonin në Amsterdam, pas rreth 12 orëve udhëtim për të dy lojtarët.

Sipas informacioneve në shtypin brazilian, të dy lojtarët janë detyruar të planifikojnë udhëtojnë të ndarë me linja të tjera, duke shpresuar që të mbërrijnë në Seul këtë të mërkurë në darkë. Gimaraesh pritet të mbërrijë i pari falë një udhëtimi tranzit në një shtet tjetër europian, ndërsa Xhoelinton do të jetë i dyti pasi do të presë një udhëtim direkt nga Amsterdami.

Related article  “Diçka e madhe po vjen”, çfarë po paralajmëron Trump: Do t’i them gjërat ashtu siç janë

Të dy do të kalojnë më shumë kohë në fluturime se sa duke u përgatitur me ekipin. Kjo, pasi Brazili luan një miqësore me Korenë e Jugut të premten dhe pastaj udhëton për në Japoni, ku luan miqësore të martën. Më pas, të dy lojtarët i pret një kthim me një udhëtim prej 5768 miljesh nga vendi i largët aziatik, për t’iu bashkuar klubit të tyre në Angli.

Related article  Jeta do të ‘shk*tërrohet’ për këto 3 shenja: Humbje parash, gjëra të këqija dhe sprova të vështira ju presin!
Published inLajme